Infermierja e Klinikës Infektive të QKUK’së shërohet nga koronavirusi

  • 08 April 2020 - 21:20
Infermierja e Klinikës Infektive të QKUK’së shërohet nga koronavirusi

Zëvendësministri në detyrë i Shëndetësisë, Izet Sadiku, ka bërë të ditur se është shëruar nga Covid-19 një infermiere e Klinikës Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

“Sot në ditën e 27-të nga konfirmimi i rastit të parë me COVID19 në Kosovë, kemi dy lajme shumë të mira: Është shëruar rasti zero me COVID19 i cili është nje qytetar i Vitisë dhe është shëruar infermierja jonë në Klinikën Infektive e cila ka 43 vite përvojë punë në klinikë”, ka deklaruar Sadiku.

“Kosova me masat e ndërmarra deri më taninë luftë për parandalimin e COVID19 po tregon sukses në menaxhimi e kësaj pandemie”, ka shkruar Sadiku në rrjetin social Facebook.

(Kosova Sot Online)