Guvernatori i Nju-Jorkut thotë se ka përparim në luftën kundër pandemisë

  • 08 April 2020 - 23:11
Guvernatori i Nju-Jorkut thotë se ka përparim në luftën kundër pandemisë

Shteti i Nju Jorkut regjistroi sot një rekord të ri të numrit të vdekjeve nga koronavirusi i ri, me 779 vdekje në 24 orët e fundit.

“Pavarësisht numrit të vdekjeve, përparimi pandemik po stabilizohet”, tha guvernatori i shtetit, Andrew Cuomo.

“Masat e kontrollit dhe kufizimeve për aktivitetet jo thelbësore janë duke vepruar. Kurba e shtrimeve të reja në spitale po ulet”, vazhdoi ai, në njoftimin e tij të përditshëm mbi situatën.

(Kosova Sot Online)