Paralajmëron eksperti i së drejtës :Vettingu mbetet në gjysmë të rrugës, Kosova në rrezik  serioz të fuqizimit të krimit të organizuar

  • 09 April 2020 - 07:28
Paralajmëron eksperti i së drejtës :Vettingu mbetet në gjysmë të rrugës, Kosova në rrezik  serioz të fuqizimit të krimit të organizuar

“Ne tani jemi në një rrugë qorre, pa demokraci dhe në mes të anarkisë e hajnisë. Po dështon nisma or Vetting. Kjo është një situatë e vështirë që përsëri e nxjerr qytetarin në dilemë por edhe në detyrë për të vendosur në të ardhmen se si ta bëjë zgjidhjen. Tani është një moment tepër kritik, obligim i intelektualëve dhe i biznesit të shëndoshë që të  bëhen bashkë e të themelojnë parti politike për të dal nga kriza sepse po shihet që kjo gardë e vjetër e tej konsumuar dhe në bashkëjetesë me krimin e organizuar nuk janë  aftë për të e bërë diçka të tillë, për të ndërtuar shtet zhvillimor  e të së drejtës që në prioritet ka jetën e përditshme të qytetarit”, thotë Burjani për “Kosova Sot Online”.
 

Futja eventuale shtetit të Kosovës, në një krizë të re politike, duke mos pasur unitet politik për të ja vazhduar punën normale qeverisë së tanishme në detyrë të drejtuar nga LVV-, dhe beteja  për ta kap pushtetin nga blloku i bashkuar opozitar dhe antiqeveritar, sipas njohësve të sundimit të ligjit, do të shfrytëzohet maksimalisht, nga strukturat e krimit të organizuar. Kështu ka thënë për “Kosova Sot Online” profesori i së drejtës Blerim Burjani. Sipas Burjanit, strukturat e tilla  do të arrijnë që pa pengesë ta shfrytëzojnë  gjendjen pezull dhe pa pushtet në vend për ta vazhduar zhvatjen dhe fshehjen e gjurmëve të krimit, kur dihet fakti se në këtë gjendje krize  dhe pa qeveri funksionale, nuk do të kemi edhe për shumë kohë kontroll e efikas as në sistemin e sigurisë dhe as të gjyqësorit, as nga strukturat e brendshme të mbikëqyrjes e të mos flasim për kontrollin parlamentar tërësisht të bllokuar dhe të çorientuar.

Image
Blerim Burjani

 
“Krimi i organizuar partiak e politik do të vazhdoj, qeveria në ikje nuk pati kohë, asnjë hap nuk e mori për të ndal këtë situatë krimi dhe përfitimi. Propozoj Vetting por aty kishte edhe njerëz të PDK-së. Pra pa ekspert valid nuk mundë të  shkruaj ligj për Vetting. Pastaj mblodhi në afërsi të vetë  edhe persona të pa njohur sa duhet në ekspertizën profesionale të së drejtës. Nuk pati kohë për organizim më të mirë në ndonjë rrafsh profesional.  Mjafton  të hyjmë  online e  të bëjmë një hulumtim për të gjithë këta njerëz të tij, nuk gjejmë të kaluar të tyre të dëshmuar shkencore dhe akademike”, thotë  Burjani për “Kosova Sot Online”. Mungesa e përvojës dhe këshill dhënies më profesionale për të bërë politike, sipas Burjanit, i ka kushtuar shumë Albin Kurtit në këtë fillim të Qeverisjes me vendin, për të qenë më dinamik dhe  për të ndërtuar qeveri të veprimit të aksionit të shpejtë në zbatimin e ligjit dhe të së drejtës. “Kurti po tregohet që është akoma  larg të qenunit një njeri i aftë për politikë, sidomos sa i përket  qasjes  ndaj luftimit të ashpër dhe shumë efikas  të krimit e korrupsionit. Këtë veprim mundë ta bëjë secili njeri me vullnet të mirë dhe  me guxim, por edhe duke pasur mbështetjen profesionale të ekspertizës, ndonëse  kjo punë  nuk kërkon ekspert tepër të veçantë për këtë punë por gjithsesi roli këshill dhënës e ka rëndësinë e vetë pozitive”, thotë Burjani për “Kosova Sot Online”.

Prandaj sipas tij, mbetja pezull e Qeverisë në detyrë, pa kompetenca të mjaftueshme veprimi, për çka vetëm sa i pati filluar hapat e parë, krijon një situatë të re të përshtatshme për anarki dhe hajni të madhe nga strukturat e krimit të organizuar në vend. “Ne tani jemi në një rrugë qorre, pa demokraci dhe në mes të  anarkisë e hajnisë. Po dështon nisma or Vetting.Kjo është një situatë e vështirë që përsëri e nxjerr qytetarin në dilemë por edhe në detyrë për të vendosur në të ardhmen se si ta bëjë zgjidhjen. Tani është një moment tepër kritik, obligim i intelektualëve dhe i  biznesit  të shëndoshë që të  bëhen bashkë e të themelojnë parti politike për të dal nga kriza sepse po shihet që kjo gardë e vjetër e tej konsumuar dhe në bashkëjetesë me krimin e organizuar nuk janë  aftë për të e bërë diçka të tillë, për të ndërtuar shtet zhvillimor  e të së drejtës që në prioritet ka jetën e përditshme të qytetarit”, thotë Burjani për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)