Lajm i mirë, 13 punëtorë të Urgjencës së Prishtinës rezultojnë negativ në Covid-19

  • 09 April 2020 - 09:07
Lajm i mirë, 13 punëtorë të Urgjencës së Prishtinës rezultojnë negativ në Covid-19

Një lajm i mirë në situatën me koronavirus vjen nga komuna e Prishtinës, ku 13 punëtorë të Qendrës së Mjekësisë Urgjente kanë rezultuar negativ në analizat e Institutit Kombëtar.

Lajmi është konfirmuar nga drejtori për shëndetësi në Komunën e Prishtinës Dr. Bujar Gashi.

“Lajm i mirë – 13 punëtorët tonë shëndetësor të Urgjencës, vija e parë e ballafaqimit me Covid dhe sëmundje tjera më Prishtinë sot dolën negativ në testin e parë, ps kontaktit me të ndjerin S.N. Të gjithë kanë qenë me mbrojtje por kemi përcjellë të gjitha protokolet.  Ata do të vazhdojnë në vetëizolim edhe disa ditë”, thuhet në njoftimin e Gashit. 

(Kosova Sot Online)