Kriza e koronavirusit prek edhe BE-në, rrezikon të dështojë si projekt

  • 09 April 2020 - 10:04
Kriza e koronavirusit prek edhe BE-në, rrezikon të dështojë si projekt

Kryeministri italian, Giuseppe Conte, ka thënë se Bashkimi Europian rrezikon të dështojë si projekt në krizën e pandemisë Covid-19.

 Sipas tij, BE-ja duhet të veprojë në një mënyrë adekuate dhe të koordinuar për të ndihmuar vendet që goditen më shumë nga virusi.

Conte në një intervistë për BBC thotë se BE duhet të ngrihet në sfidën e asaj që ai e quan “provën më të madhe që nga Lufta e Dytë Botërore”.

Tutje, ai tregon se si Italia dhe disa vende të tjera të BE-së po përpiqen të bindin më shumë anëtarë të bllokut të pajtohen për “obligimet e Coronavirusit” duke ndarë mjete të gjitha vendet anëtare për të ndihmuar.

Në mënyrë të veçantë Holanda ka kundërshtuar idenë, duke çuar në një përplasje midis ministrave të financave të eurozonës.

(Kosova Sot Online)