Hashim Thaçi: Aprovimi i Kushtetutës një ndër arritjet e mëdha të shtetit tonë

  • 09 April 2020 - 10:09
Hashim Thaçi: Aprovimi i Kushtetutës një ndër arritjet e mëdha të shtetit tonë

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka uruar qytetarët në ditën e Kushtetutës.Thaçi thekson se dita e aprovimit të Kushtetutës ishte një ndër arritjet e mëdha të shtetit tonë pas shpalljes së Pavarsisë.

“Kushtetuta e Kosovës, që shpreh më së miri qenësinë e shtetit dhe shoqërisë sonë, është dokumenti më prestigjioz i ruajtjes dhe mbrojtjes së integritetit të qytetarëve tanë, të institucioneve tona, prandaj të gjithë e kemi për obligim moral dhe ligjor ta respektojmë me përpikëri” shkruan Thaçi në Facebook.

(Kosova Sot Online)