Zyra e Gjuriqit dhuron një autoambulancë për qendrën shëndetësore serbe në Pasjan

  • 09 April 2020 - 10:32
Zyra e Gjuriqit dhuron një autoambulancë për qendrën shëndetësore serbe në Pasjan

Zëvendës drejtori i të ashtuquajturës Zyra e qeverisë serbe për Kosovën, Dejan Paviqeviq sot në orën 10:30, para “Qendrës Shëntetësore të Gjilanit” në Pasjan, do të dorëzojë një veturë sanitare, ka kumtuar kjo zyre.

“Vetura sanitare është donacion i Zyrës për Kosovë për këtë institucion shëndetësor”, shtohet në kumtesë.

“Veturën, e cila është e regjistruar dhe e gatshme për përdorim, do ta pranojë drejtori i Qendrës Shëndetësore të Gjilanit, doktor Zoran Periq”, përfudnohet në kumtesë.

(Kosova Sot Online)