Vaksina e re kundër Covid-19/ ‘Reuters’: Për disa javë nisin testet te njerëzit, synon të përmirësojë…

  • 09 April 2020 - 10:33
Vaksina e re kundër Covid-19/ ‘Reuters’: Për disa javë nisin testet te njerëzit, synon të përmirësojë…

“Novavax Inc” njoftoi sot se ka identifikuar një kandidat të ri për vaksinën koronavirus dhe do të fillojë testet te njerëzit në mes të majit. Kompania e bioteknologjisë me qendër në Maryland tha se substanca e saj që rrit imunitetin e trupit, “Matrix-M”, do të përdoret me kandidatin për vaksina, “NVX-CoV2373”, për të përmirësuar përgjigjet imune, sipas “Reuters”.

Këto substanca nxitëse imuniteti përdoren kryesisht për të bërë të mundur që një vaksinë të shkaktojë një reagim të fortë imunitar, duke përfshirë një prodhim më të madh të antitrupave dhe mbrojtje më të gjatë ndaj infeksioneve virale dhe bakteriale.

Sipas “Novavax”, rezultatet e sigurisë nga testi priteshin në korrik. Një duzinë prodhues të tjerë të ilaçeve punojnë mbi vaksina, antiviralë dhe trajtime të tjera për të ndihmuar ata që janë të infektuar me virusin e frymëmarrjes që përhapet me shpejtësi, me disa antiviralë që tashmë përdoren në teste.
Të dhëna shumë të parashikuara për një ilaç antiviral eksperimental të “Gilead Sciences Inc” priten gjatë këtij muaji.

Analistët gjithashtu presin rezultate së shpejti për produktet e aprovuara tashmë për sëmundje të tjera, nga kompani si “Roche Holding” dhe “Regeneron Pharmaceuticals Inc”.

Ndërsa ekspertët vlerësojnë se një vaksinë e aprovuar mund të jetë së paku një vit larg, përparimi drejt trajtimeve që përfitojnë disa pacientë me COVID-19 mund të ndihmojnë investitorët të vlerësojnë kur epidemia mund të vihet nën kontroll dhe kur mund të rifillojnë disa aktivitete ekonomike.

Studimet janë gjithashtu në vazhdim e sipër për “Hydroxychloroquine”, një ilaç antimalarik që ekziston prej dekadash, i cili është përdorur nga mjekët për COVID-19, me gjithë mosmarrëveshjet në lidhje me efektivitetin e tij.

(Kosova Sot Online)