Arrestohet burri nga Prishtina, nën ndikim të alkoolit kanosi gruan

  • 09 April 2020 - 10:45
Arrestohet burri nga Prishtina, nën ndikim të alkoolit kanosi gruan

Policia në Prishtinë ka arrestuar një person i cili nën ndikim të alkoolit ka kanosur bashkëshorten

Rasti ka ndodhur në orët e para të mëgnejsit të së mërkurës, njofton policia në raportin 24 orësh.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit kishte kanosur bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare”, thekson raporti.

Po ashtu, bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. 

(Kosova Sot Online)