Kurti në Malishevë, u bënë thirrje qytetarëve të Kosovës që t’i kufizojnë lëvizjet

  • 09 April 2020 - 10:57
Kurti në Malishevë, u bënë thirrje qytetarëve të Kosovës që t’i kufizojnë lëvizjet

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar sot Komunën e Malishevës, që ka më së shumti të prekur me koronavirus në vend.

Para mediave, kreu i qeverisë në detyrë tha se do të bashkëpunojnë maksimalisht me këtë komunë.

“Ne erdhëm në vizitë dhe u mirëpritëm nga kryetari Begaj, unë isha bashkë me ministrin Vitia dhe ministren Rexhepi. Mbi 30% të të infektuarve me COVID 19 janë nga kjo komunë, i shpreha ngushëllime kryetarit për qytetarin nga Malisheva që ndërroi jetë mbrëmë.

Kufizimet janë në të mëdha, në njërën anë Sektorin e shëndetësisë e kemi jo të kënaqshëm, në anën tjetër e kemi popullsinë e varfër, duhet si institucione të bashkëpunojmë maksimalisht, duhet ti shtojmë masat e kufizimit, kryetari Begaj dhe ministri Vitia do të jenë në komunikim të vazhdueshëm në mënyrë që të mos kemi edhe më shumë të infektuar”, ka deklaruar Kurti, teksa ka bërë thirrje për qytetarët që t’i kufizojnë lëvizjet.

“Ju bëjmë thirrje qytetarëve të Kosovës, posaçërisht Malishevës që t’i kufizojnë lëvizjet e tyre.

Në muajin prill të mos lejojmë kurrfarë ngritje që do të na bënte pjesë të vendeve tjera që kanë pësuar rëndë, duhet të dalim prej kësaj krize me sa më pak pasoja, kjo është e mundur nëse investojmë dhe angazhohemi maksimalisht”, shtoi ai.

I pyetur për situatën politike, Kurti ka deklaruar se këto komuna nuk po i viziton si kryetar i LVV’së e se duhet që fokusi të jetë te masat kundër koronavirusit.

“Unë sot në Malishevë edhe më pas në Prizren nuk do të jem si kryetar ii partisë, jemi të gjithë bashkë kundër COVID 19 që nuk po nda ndanë askush me parti politike, nuk kemi përvojë në këto situata mendoj që po ja dalim mirë, prilli është muaji vendimtar, çështjet tjera në mes partive nuk është koha dhe vendi këtu në Malishevë që ti trajtojmë”, ka deklaruar ai.

(Kosova Sot Online)