Koronavirusi detyron çiftin e ri të martohet në burg

  • 09 April 2020 - 11:09
Koronavirusi detyron çiftin e ri të martohet në burg

Dy të rinj të cilët punojnë në burgun e Edrinesë në Turqi, kanë rënë në dashuri me njëri-tjetrin dhe kishin planifikuar që dasmën ta bënin këtë periudhë kohe, por koronavirusi shkatërroi planin e tyre.

Ata shpesh herë bënin shaka se do celebroheshin në burg, por kjo shaka u bë realitet. Në pamundësi të daljes së çiftit  jashtë institucionit pasi mund të rrezikojnë infektimin e të burgosurve, ata u martuan në burg.

Lëvizja në burgun e Edirnes lejohet vetëm për ata të cilët sjellin furnizime të cilët i nënshtrohen një kontrolli të rreptë higjiene.

(Kosova Sot Online)