Kryetari Haziri: Nga sot në Gjilan nuk do të lejohen grumbujt e njerëzve në rrugë e as shërbimet pa dorëza dhe maska

  • 09 April 2020 - 12:24
Kryetari Haziri: Nga sot në Gjilan nuk do të lejohen grumbujt e njerëzve në rrugë e as shërbimet pa dorëza dhe maska

Haziri: Nga sot në Gjilan nuk do të lejohen grumbujt e njerëzve në rrugë e as shërbimet pa dorëza dhe maska

Shtabi Emergjent i Komunës së Gjilanit në një konferencë për media të kryesur nga kryetari i Komunës, Lutfi Haziri kanë njoftuar për gjendjen me koronavirus.

Kryetari Haziri ka thënë se nga sot në Gjilan nuk do të lejohen grumbujt e njerëzve në rrugë dhe takime sociale.

Haziri ka shtuar se në këtë komunë askush më nuk duhet të ofrojë dhe as të marrë shërbime pa dorëza dhe maska.

“Është vendim që të mos ipet dhe të mos mirret asnjë shërbim pa dorëza dhe pa maska nëse qytetari nuk ka mjete mbrojtse dhe kjo vlenë për të gjithë nëse gjejmë raste do të mbyllet operatori me inspeksion dhe polici në mënyrë që të mos bartet virusi”, ka thënë kryetari i Gjilanit.

(Kosova Sot Online)