Ministria për Kthim dhe Komunitet ka shpërndarë 11 ton ushqim dhe rreth 7500 pako higjienike për 303 familje në nevojë

  • 09 April 2020 - 13:16
Ministria për Kthim dhe Komunitet ka shpërndarë 11 ton ushqim dhe rreth 7500 pako higjienike për 303 familje në nevojë

Ministria për Kthim dhe Komunitet ka shpërndarë 11 tonë ushqim dhe produkte higjienike për komunitetin serb, ashkali, rom, goran dhe egjiptas.

Aksioni i shpërndajes ka filluar nga 31 marsi deri më 8 prill, dhe nga këto ndihma kanë përfituar 303 familje.

Ndihma është shpërndarë në Kamenicë, Kllokot, Klinë, Pejë, Rahovec, Lipajn Obiliq, Vushtrri, Shtërpcë, Gjilan, Graqanicë, Viti, Ferizaj, Ranillug, Partesh, Novobërdë dhe Prishtinë.

Aksioni i ndihmave është realizuar në koordinim me autoritetet lokale ku kanë marrë pjesë 48 vullnetarë duke iu përmbajtur rekomandimeve për masa mbrojtëse.

(Kosova Sot Online)