Cilësia e ajrit përmirësohet rrënjësisht pas reduktimit të qarkullimit për shkak të koronavirusit

  • 09 April 2020 - 14:42
Cilësia e ajrit përmirësohet rrënjësisht pas reduktimit të qarkullimit për shkak të koronavirusit

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit Lumir Abdixhiku, njofton qytetarët se ka marrë një lajm të mirë nga Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Instituti Hidrometeorlogjik, lidhur me cilësinë e ajrit në Kosovë.

“E në gjithë këtë krizë, megjithatë, ka një lajm të mirë. Si rezultat i reduktimit drastik të qarkullimit e aktivitetit publik, cilësia e ajrit nëpër qytetet tona është përmirësuar rrënjësisht, Përqendrimet e Dioksidit të Azotit (NO2) kanë rënë për plot 50% “.

Abdixhiku porositi qytetarët të kenë edhe pak durim dhe të qëndrojnë në shtëpi.

Ai theksoi se pas daljes nga kjo krizë duhet të mendohet për transformim rrënjësor të transportit publik.

“Rrini në shtëpi. Edhe pak. Kur të dalim, të mendojmë seriozisht për transformim rrënjësor të transportit publik”.

(Kosova Sot Online)