Nënkryetari i LDK’së Imri Ahmeti përfshihet në përplasjen ndërmjet Veliut e Osmanit pa përmendur emra

  • 09 April 2020 - 16:07
Nënkryetari i LDK’së Imri Ahmeti përfshihet në përplasjen ndërmjet Veliut e Osmanit pa përmendur emra

Kryetari i Lipjanit njëherit nënkryetar i  LDK-së, Imri Ahmeti ka komentuar përplasjen në distancë të dy nënkryetarëve të kësaj partie, Vjosa Osmani e Agim Veliu.

Ahmeti ka shkruar në Facebook se ua njohin kontributet e secilit por nuk do të lejojnë që për interesa personale ta keqpërdorin LDK-në.

“Referenca në të kaluarën është paketim i pretendimeve personale. Ju njohim dhe ju pranojmë kontributet tuaj por nuk ju lejojmë të keqpërdorni për interesa tuaja shtëpinë tonë asnjërit”, ka shkruar kryetari i Lipjan.

Ai ka shkruar tutje se LDK-ja nuk mund të rrënohet nga individët.

“As kujdestarët që bëjnë aktrimin e të fortit e as ata që bëjnë aktrimin e shpëtimtarëve të vetëshpallur nuk mund të na tërheqin në vallen e orkestruar me vegla e dirigjent sipas shijës tuaj.
Shtëpia e madhe nuk mund të rrënohet nga individ, nuk është pronë e askujtë.
Refuzojmë këto lojra, refuzojmë këtë kulturë të diskursit”, është shprehur Ahmeti.

(Kosova Sot Online)