Kryetarët e komunave të Kosovës takohen në Drenas të premten, diskutojnë për koronavirusin

  • 09 April 2020 - 18:03
Kryetarët e komunave të Kosovës takohen në Drenas të premten, diskutojnë për koronavirusin

Të premtën me datë 10 prill, do të mbahet takimi I kryetarëve të të gjithë komunave të Kosovës

Ky takim pritet të mbahet në Shtëpinë e Kulturës në Drenas duke filluar nga ora 13:00.

Gjatë këtij takimi pritet diskutim në mes kryetarëve në lidhje me masat që do të merrën tutje në mënyrë që qytetarët të mbrohen nga virusi Covid 19.

Në këtë takim do të punohet më këtë rend dite:

Situata nëpër komuna sa i përket parandalimit të përhapjes së COVID 19

Praktikat e komunave në luftimin e parandalimit të përhapjes së COVID 19.

Bashkëpunimi me nivelin qendror sa i përket masave në parandalimin e përhapjes së COVID 19.

Nevojat e komunave në luftën për parandalimin e përhapjes së COVID 19.

(Kosova Sot Online)