Përmirësohet gjendja e Boris Johnson’it, largohet nga kujdesi intensiv

  • 09 April 2020 - 20:44
Përmirësohet gjendja e Boris Johnson’it, largohet nga kujdesi intensiv

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, është larguar nga reparti i kujdesit intensiv në spitalin e Shën Tomasit në Londër. Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i qeverisë së Britanisë.

Johnson ka afer dy jave qe është konfirmuar pozitiv me virus Covid-19.

‘’Kryeminsitri është larguar këtë mbrëmje nga kujdesi intensiv tek dhmoat e pacientëve me gjendje stabile. Aty ai do të pranojë përkujdesje të afërt gjatë fazës së hershme të rikuperimit të tij’’, thuhet në komunikatë.

‘’Ai është në disponim shumë të mirë’’, thuhet tutje raporton Standard UK.


(Kosova Sot Online)