E thotë analisti i njohur: Puçistët kundër Qeverisë Kurti nuk duan zgjedhje të reja, ja cila është arsyeja e frikës

  • 10 April 2020 - 07:30
E thotë analisti i njohur: Puçistët kundër Qeverisë Kurti nuk duan zgjedhje të reja, ja cila është arsyeja e frikës

“Me përjashtim të LVV-së, partitë e tjera nuk duan shtet ligjor. Duan një shtet kaos dhe jo ligjor, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të vazhdojnë me avazin e vjetër të vjedhjes dhe zhvatjes së shtetit. Por edhe për shkak të ligjit për konfiskimin e pasurisë së pa ligjshme. Nuk munden të durojnë as 45 ditë, prandaj u bën bashkë për ta rrëzuar qeverinë Kurti. Dihet qëllimi i tyre. Duan pushtetin pa votën e sovranit. Pushtet me mandat të vjedhur”, thotë analisti politik  Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.  
 
Zhytja për dy dekada në krim dhe në korrupsion, i të gjitha partive politike që ishin të veshura me pushtet gjatë këtyre dekadave, ka bërë që ato ti frikësohen Qeverisë Kurti  për shkak të programit ambicioz të reformës në drejtësi dhe  fuqizimit të sundimit të ligjit. Kjo sipas analistëve politik ka ngjallur edhe mos durimin e tyre ndaj Qeverisë Kurti dhe për ta pamundësuar funksionimin e saj, e përdorem si “Kalin e Trojës” LDK-në parti e cila premtoi shumë   në këtë betejë por që u dorëzua  në ditët e para të presionit dhe shantazhit nga ish partnerët e PAN-it, për tu bashkuar në një listë dhe ngritur mocionin kundër Qeverisë akoma të pa funksionalizuar si duhet.

Ky bllok politik i cili e organizoi me mjeshtri të madhe një grusht shteti të tillë, tani ja kanë frikës ballafaqimit me votën qytetare andaj edhe po kundërshtojnë kërkesën e LVV-së për shpërndarje e Kuvendit dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja.

Image
Faik Krasniqi

 
Sipas analisti politik, sado që mundë të zvarriten zgjedhjet si proces i domosdoshëm, ndëshkimi me votë nga qytetarët për ata që e përgatitën këtë skenar të mbrapsht do të jetë tepër i madh, andaj që tani janë bërë bashkë LDK, PDK dhe të gjithë të tjerët, kundër opsionit të zgjedhjeve të reja. “Me përjashtim të LVV-së, partitë e tjera nuk duan shtet ligjor. Duan një shtet kaos dhe jo ligjor, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të vazhdojnë me avazin e vjetër të vjedhjes dhe zhvatjes së shtetit. Por edhe për shkak të ligjit për konfiskimin e pasurisë së pa ligjshme. Nuk munden të durojnë as 45 ditë, prandaj u bën bashkë për ta rrëzuar qeverinë Kurti. Dihet qëllimi i tyre. Duan pushtetin pa votën e sovranit. Pushtet me mandat të vjedhur”, thotë analisti politik  Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”. Sipas tij, tani të gjitha këto parti politike janë të sigurta që vota do të shkon në formë referendum tek LVV- dhe program I saj Qeverisës për sundimin e ligjit, andaj duan të bëhen bashkë për një qeveri gjithëpërfshirëse vetëm e vetëm që të blejnë kohë dhe të mos krijojnë kushte të ndëshkimit të ri të radhës, që do ti nxirrte përjetësisht nga skena politike. “Janë shumë të vetëdijshëm që nëse shkojnë në zgjedhje do të pësojnë debakël. Qytetarët janë të irrituar me veprimet e tyre. Kur e gjithë bota është në luftë me koronavirusin, ata bëjnë mocione për rrëzimin e qeverisë. Një gjë e tillë nuk ndodhë në asnjë vend të botës. Për këtë shkak nga qytetarët do të ndëshkohen keq”, thotë analisti politik Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)