E thotë Qarri: LDK dhe PDK në pazar për koalicion qeverisës, ja cili është skenari

  • 10 April 2020 - 07:39
E thotë Qarri: LDK dhe PDK në pazar për koalicion qeverisës, ja cili është skenari

“Megjithëse kohë të gjatë edhe pas luftës, rrallë kush ka besuar që LDK e Ibrahim Rugovës do të bënte ndonjëherë koalicion me PDK-n e Hashim Thaçit, kjo tanimë jo vetëm se është bërë normale, por duket se Hashim Thaçi dhe PDK, duke i dhënë LDK-s një mandat pazaresh politike për ta Qeverisur vendin, me pozitën e kryeministrit, do ta sigurojë edhe mandatin e dytë për President të vendit, pasi që mandati i Qeverisë së re planifikohet të përkufizohet vizavi me përfundimin e mandatit të presidentit Thaçi”, thotë Gani Qarri  për “Kosova Sot Online”.
 
Prishja e pa pritur e koalicionit qeverisës në mes të LVV-së dhe LDK-së, sipas shumicës së analistëve politik, një koalicion që nuk zgjati as dy muaj të plotë, po shihet si presedani më i keq që ka ndodhur në historinë më të re të shtetit të Kosovës për shkak të pazareve tepër të pista dhe interesave të ngushta politike.

Image
Gani Qarri

 Kështu ka thënë për “Kosova Sot Online”, analisti politik Gani Qarri. Ai madje thotë se ky rast i fundit, prishja e pa pritur e koalicionit nga ana e LDK-së ikja nga një marrëveshje qeverisëse me LVV-n dhe pozicionimi në krahun e PDK-së me ish partnerët e PAN-it, është një skenar tjetër për ti dhënë Hashim Thaçit edhe një mandat të dytë presidencial. Për shkak të pazareve të tilla të pista, sipas Gani Qarrit, asnjë mandat i deritashëm qeverisës nuk ka shkuar deri në fund, sipas afatit të përcaktuar me kushtetutë.
 “Praktika e deritanishme ka treguar se mandatet qeverisëse jo vetëm ndërmjet LDK-s dhe PDK-s, asnjëherë nuk kanë shkuar deri në fund,madje paqëndrueshmëria e koalicioneve partiake, kohëzgjatja e shkurtër e mandatit të qeverive në vend dhe përsëritja e krizave institucionale në Kosovë, sa vije e po dramatizohen.Pazaret që pritet të arrihen ndërmjet LDK-s dhe PDK-s me ofertën e Hashim Thaçit, kryetar në hije i PDK-së, që pas shkurorëzimit me LVV-në, LDK të formojë Qeverinë re me ish partnerët e Panit dhe minoritetet, ka për qëllim që ai të fitoi për vete mandatin e dytë presidencial si skenar për ta finalizuar me ndihmën e Grenellit edhe marrëveshjen me serbin dhe pensionuar pastaj nga politika”, thotë Qarri për “Kosova Sot Online”.

 Kjo sjellje nënshtruese dhe servile e LDK-së ndaj PDK-së dhe egove të Hashim Thaçit, sipas analistit Qarri, e ka zhveshur tërësisht LDK-në e Isa Mustafës nga fryma dhe parimet e shëndosha rugoviane.
 “Megjithëse kohë të gjatë edhe pas luftës, rrallë kush ka besuar që LDK e Ibrahim Rugovës do të bënte ndonjëherë koalicion me PDK-n e Hashim Thaçit, kjo tanimë jo vetëm se është bërë normale, por duket se Hashim Thaçi dhe PDK, duke i dhënë LDK-s një mandat pazaresh politike për ta Qeverisur vendin, me pozitën e kryeministrit, do ta sigurojë edhe mandatin e dytë për President të vendit, pasi që mandati i Qeverisë së re planifikohet të përkufizohet vizavi me përfundimin e mandatit të presidentit Thaçi”, thotë Gani Qarri  për “Kosova Sot Online”.


 
Projekti për ti dhënë mandatin qeverisës LDK-së, kurse ky subjekt politik për ta mbështetur Thaçin në mandatin e dytë për President, sipas Gani Qarrit mundë të jetë i ndikuar edhe nga roli ndërmjetësues që ka luajtur emisar i Presidentit amerikan Donald Trump për bisedimet Kosovë Richard Grenell, në mënyrë që Thaçi të arrij marrëveshjen me Serbinë dhe  më pastaj të largohet krejtësisht nga jeta politike.

 “Duke pasur parasysh faktin se këto dy parti, që nga viti 2008 gjithnjë kanë kooketuar me njëra-tjetrën për mbajtjen në këmbë dhe thellimin e  korrupsionit dhe krimit të organizuar plani i Hashim Thaçit për ta marrë mandatin e dytë presidencial,me ndihmën e Isa Mustafës dhe LDK-s, duket se është skenar i para programuar për ta finalizuar me ndihmën e Grenellit edhe marrëveshjen me Serbin dhe pensionuar pastaj nga politika”, thotë Qarri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)