Paralajmërimi serioz: Uzurpatorët dhe servilët e Hashim Thaçit po rrezikojnë ndarjen e LDK-së

  • 10 April 2020 - 07:52
Paralajmërimi serioz: Uzurpatorët dhe servilët e Hashim Thaçit po rrezikojnë ndarjen e LDK-së

“Përballë këtij klani politik uzurpator të LDK-së është vënë  brezi i ri politik brenda LDK-së kryesuar nga Vjosa Osmani, gjë e cila shihet si herezi nga kasta e vjetër e LDK-së, të cilët kanë filluar edhe fushatën e shantazheve, intrigave, shpifjeve dhe të ofendimeve të pacipa kundër saj. Në këto kushte klani i vjetër politik e ka çuar LDK-në buzë greminës politike, dhe nëse do ta shpëtonte dikush LDK-në që të mos bjerë në humnerë ky është brezi i ri politik me në krye Vjosa Osmanin”, thotë Kapiti për Kosova Sot Online”.
 
Pas inicimit të mocionit nga LDK-ja dhe  votimit pro në Kuvend, të cilin e ka kundërshtuar kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani, situate është  bërë shpërthyese  në LDK, me akuza e kundër akuza, me shigjeta kritike që drejtohen tash kundër kandidates për kryeministre të këtij subjekti politik, e cila  së bashku me disa bashkë partiak të saj, deputet nuk ishin të mendimit se Qeveria Kurti duhej rrëzuar dhe rrezikuar funksionalitetin dhe stabilitetin e vendit në këtë  kohë me sfida serioze. Mirëpo hakmarrja për qëndrimin dhe mendimin ndryshe në LDK, nga ana e nënkryetares së partisë Vjosa Osmani, sa po vjen e po thellohet me lloj lloj akuzash e shpifjesh të renda, pavarësisht autoritetit që LDK i kishte besuar asaj në zgjedhjet e 6 tetorit 2019, duke  e caktuar në krye të listës s zgjedhore, kandidate edhe për kryeministër. Për gjithçka që po flitet tani kundër saj e po shpifet, siç thotë ajo, ka paralajmëruar seriozisht  edhe  padi ndaj kolegëve në LDK- për shkak të shantazheve dhe shpifjeve që po i bëhen, siç ka thënë ajo, nga shumë njerëz brenda strukturës së LDK-s.

Lidhur me këtë situatë tensionesh që po zhvillohet në këtë subjekt politik, sidomos polemikat me s Vjosa Osmanit dhe nënkryetarit të parë të LDK-së  Agim Velit, për “Kosova Sot Online” ka folur analisti politik Skënder Kapiti, sipas të cilit  me këtë situatë të krijuar së fundi LDK  ka rrezik serioz  që të përçahet, dobësohet dhe të ndahet në dysh, pikërisht për shkak të  shantazhit dhe përbuzjes që pi o bëhet brezit të ri politik në strukturat drejtuese nga  anti reformatorët dhe zaptuesit e kësaj partie politike, kryesisht pas shkëputjes së koalicionit me LVV-në.
 
Analisti kapiti thotë se kaherë e ka pritur një shpërthim në LDK për shkak të mungesës së demokracisë së mirëfilltë në këtë subjekt po0litik dhe uzurpimit nga kundërshtarët e reformave, prandaj edhe kjo që po ndodhë është një realitet i pritur por i hidhur për votuesit e këtij subjekti politik të cilët ja besuan votën në shumicë  duke besuar  në autorizimet që partia ja kishte deleguar kandidates për kryeministre, Vjosa Osmanit. 

Image
Skender Kapiti

“Dihej dhe pritej, dhe ishte e pashmangshme përplasja dhe shpërthimi i hapur brenda LDK-së mes  dy taborëve kundërshtare, ku nga njëra anë është elita e vjetër uzurpatore e LDK-së me në krye Isa Mustafën me sejmenët ,servilët, puthadorët, të korruptuarit dhe spekulatorët e mëdhenj të LDK-së. Dhe përballë kësaj elite të vjetër ,të dështuar dhe të konsumuar është fryma reformatore dhe e re e kryesuar nga Vjosa Osmani”, thotë  Skënder kapiti për “Kosova Sot Online”

Kapiti thotë se një parashikim të tillë të mundshëm e ka theksuar që analizat e muajve Shtator-Tetorit 2019, gjatë fushatës elektorale, që nëse LDK fiton zgjedhjet dhe merr vota më shumë se sa që nga koha e Rugovës, kjo i dedikohej si fitore kryesisht faktit se Vjosa Osmani ishte figura më e mirë dhe më se e merituar për Kryeministre e Kosovës, por nëse do të kandidonte nga LDK për kryeministër me Mustafën, Veliun apo  Hazirin e ndonjë tjetër, LDK do të rreshtohej e treta e ndoshta e katërta në zgjedhjet e 6 Tetori 2019.  Mirëpo Vjosa Osmani nuk u mbështet sa duhet dhe LDK u rreshtua për disa vota në pozitën e dytë kështu që uzurpatorët e këtij subjekti politik tani përgjegjësinë po ja adresojnë  pikërisht asaj që jua siguroj këtë fitore të madhe. “Këto parashikime të mia i vërtetoi koha, pasi pas zgjedhjeve dështakët dhe individët jo të merituar që kanë uzurpuar LDK-në e treguan veten se kush janë: ata janë komplotistët dhe uzurpatorët e LDK-së , janë ata të cilët e larguan përfundimisht LDK-në nga vija  dhe vizioni politik i Ibrahim Rugovës, janë ata të cilët për interesa personale ,privilegji e përfitimi bënë aleanca dhe akrobacia politike jashtë natyrës dhe jashtë pritshmërisë së anëtarësisë së LDK-së, janë ata të cilët bashkëqeverisjen me Thaçin dhe e zgjodhën atë President;  dhe janë po ata që komplotuan kundër qeverisë së besimit dhe të shpresës, kundër qeverisë së koalicionit LVV-LDK të drejtuar nga Albin Kurti. Pra politika e vjetër që ka uzurpuar LDK-në janë ata të cilët me paturpësinë më të madhe delegjitimuan vullnetin e popullit dhe delegjitimuan e tradhtuan  edhe ata të cilët kishin votuar LDK-në duke shpresuar se LDK tashmë kishte ndryshuar”, thotë Kapiti për “Kosova Sot Online”.

Sidoqoftë, sipas Kapitit, fryme reformatore duhet dhe do ta fiton betejën në LDK, kurse uzurpatorët dhe  të inkriminuarit do të mbeten shumë shpejtë histori e errët e së kaluarës. “Përballë këtij klani politik uzurpator të LDK-së është vënë  brezi i ri politik brenda LDK-së kryesuar nga Vjosa Osmani, gjë e cila shihet si herezi nga kasta e vjetër e LDK-së, të cilët kanë filluar edhe fushatën e shantazheve, intrigave, shpifjeve dhe të ofendimeve të pacipa kundër saj. Në këto kushte klani i vjetër politik e ka çuar LDK-në buzë greminës politike, dhe nëse do ta shpëtonte dikush LDK-në që të mos bjerë në humnerë ky është brezi i ri politik me në krye Vjosa Osmanin”, thotë Kapiti për Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)