Ministria e Shëndetësisë me orar të ri të lëvizjes për tri komuna të Kosovës

  • 10 April 2020 - 08:42
Ministria e Shëndetësisë me orar të ri të lëvizjes për tri komuna të Kosovës

Ministria e Shëndetësisë ka vendosur orar të ri të lëvizjes për komunën e Malishevës, komunën veriore të Mitrovicës dhe komunën e Zveçanit.

Në njoftim thuhet se sipas situatës epidemiologjike dhe rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, në koordinim paraprak me Komunat, për të frenuar përhapjen më tej të COVID-19, nga nesër, 10 prill 2020, në komunat tashmë në karantinë, orari për lëvizjet brenda komunës.

Komuna e Malishevës 14:00-06:00 (ndalim qarkullimi)

Komuna veriore e Mitrovicës 12:00-06:00 (ndalim qarkullimi)

Komuna e Zveçanit 12:00 -06:00 (ndalim qarkullimi)

“Gjithashtu, në ditët në vijim, varësisht nga situata epidemiologjike në komunat e tjera dhe në koordinim me to, do të vendosen masa shtesë në mënyrë që të parandalojmë shpërndarjen e COVID-19. I lusim qytetarët të zbatojnë dhe bashkëpunojnë me komunat e tyre, autoritetet e sigurisë, institucionet e tjera qendrore dhe të respektojnë masat që po merren në mbrojtje të jetës së tyre.  Jemi bashkë, do të jemi fitues nëse me vendosmëri do t’i respektojmë rregullat”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Deri më tani në Kosovë janë konfirmuar 224 raste me coronavirus, 37 prej tyre janë shëruar kurse 6 kanë humbur jetën.

(Kosova Sot Online)