Ngjarje e rëndë në Fushë Kosovë: Pas një zënke familjare, godet me veturë vëllanë dhe gruan e tij

  • 10 April 2020 - 10:20
Ngjarje e rëndë në Fushë Kosovë: Pas një zënke familjare, godet me veturë vëllanë dhe gruan e tij

Një konflikt familjar në Fushë Kosovë dje ka mundur të përfundojë në formën më të keqe.

Policia ka treguar se ka arrestuar të dyshuarin mashkull, i cili pas një mosmarrëveshje e kishte kanosur verbalisht vëllaun e tij.

Mirëpo këtu nuk përfundoi me kaq. I dyshuari me veturën e tij në lëvizje i kishte goditur tavolinën me karrige në të cilin kishte qenë ulur viktima me bashkëshorten e tij.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)