Vret gruan pasi mendonte se i kishte ngjitur koronavirusin, i jep fund edhe jetës/ Por çfarë zbuloi tamponi

  • 10 April 2020 - 11:20
Vret gruan pasi mendonte se i kishte ngjitur koronavirusin, i jep fund edhe jetës/ Por çfarë zbuloi tamponi

Vret gruan e tij pasi ishte i bindur që i kishte ngjitur koronavirusin dhe më pas i jep fund jetës.

54-vjeçari Patrick Jersenik, vrau partneren e tij Cheryl Schriefer, pasi kishte bindjen se gruaja ishte e prekur nga koronavirusi.

I bindur se gruaja i kishte ngjitur virusin e rrezikshëm, ai e qëlloi me plumb pistolete në kokë dhe më tej me të njëjtën armë, vrau edhe veten.

59-vjeçarja kishte bërë tamponin për koronavirus, pasi prej disa ditësh kishte manifestuar simptomat e sëmundjes. Por para se të merrte rezultatin e analizës, i shoqi kreu krimin.

Alarmi u dha nga prindërit e burrit, të cilët kishin kohë që nuk kishin folur me çiftin. Kur policia shkoi në apartamentin e tyre këtë të hënë, në Lockport Township, në jugperëndim të Chicago, SHBA, i gjeti të pajetë.

Autopsia e kryer në trupat e tyre zbuloi se bëhej fjalë për një vrasje-vetëvrasje. Ndërkohë edhe përgjigja e dalë nga tamponi, konfirmoi se asnjëri prej tyre nuk ishte i infektuar. Dyshohet se krimi i rëndë ka ndodhur, pasi burri është përfshirë nga paniku.

(Kosova Sot Online)