Dezinfektohet salla e kulturës në Drenas për takimin e kryetarëve të komunave

  • 10 April 2020 - 11:23
Dezinfektohet salla e kulturës në Drenas për takimin e kryetarëve të komunave

Sot në sallën e Kulturës në Drenas duke filluar nga ora 13:00, do të mbahet mbledhja e Këshillit të Kryetarëve të Komunave, takim ky i organizuar nga Asociacioni i Komunave të Kosovës.

Prandaj në orët e hershme të mëngjesit është bërë dezinfektimi i sallës së kulturës, për të mundësuar mbajtjen e këtij takimi.

Kryetarët e të gjitha Komunave do të diskutojnë për situatën në komuna lidhur me parandalimin e përhapjes së COVID-19, praktikat e komunave në luftimin dhe parandalimin e virusit, bashkëpunimin me nivelin qendror si dhe nevojat e komunave për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

(Kosova Sot Online)