Njoftim nga IKSHPK: Ajri sot nuk është i shëndetshëm, qëndroni në shtëpi

  • 10 April 2020 - 11:42
Njoftim nga IKSHPK: Ajri sot nuk është i shëndetshëm, qëndroni në shtëpi

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë sot një apel për qytetarët.

Në llogarinë zyrtare të IKSHPK’së, nga instituti kanë bërë thirrje që personat e ndjeshëm dhe me sëmundje kronike të qëndrojnë në shtëpi.

Kjo pasi që sot ajri nuk është i shëndetshëm.

“Qëndroni në shtëpi! Ajri sot nuk është i shëndetshëm për personat e ndjeshëm dhe me sëmundje kronike”, kanë shkruar nga instituti.

(Kosova Sot Online)