Kroatët thonë se mbështesin Kosovën për vizat, samiti BE – Ballkani Perëndimor në qershor

  • 10 April 2020 - 11:54
Kroatët thonë se mbështesin Kosovën për vizat, samiti BE – Ballkani Perëndimor në qershor

Kroacia thotë se do të vazhdojë mbështetjen për kosovarët lidhur me cështjen e vizave. Është bërë e ditur se Samiti i BE’së për Ballkanin Perëndimor do të mbahet në qershor.

Për këtë kanë njoftuar pas takimit që sot ministri në detyrë i Integrimit Evropian, Blerim Reka e pati me me ambasadoren e Kroacisë, Danijela Barisic.

Në njoftimin e dërguar nga MIE, bëhet e ditur se temë qëndrore e diskutimit ka qenë liberalizimi i vizave për kosovarët.

Reka e ka njoftuar ambasadorën e Kroacisë se edhe në rrethana pandemie, Qeveria në detyrë dhe  Ministria për Integrim Evropian, vazhdojnë përkushtimin e tyre në jetësimin e reformave të agjendës evropiane.

“Si dëshmi, ai njoftoi se në mbledhjen e fundit të Qeverisë, pesë çështje të miratuara nga Qeveria, ishin pikërisht ato që lidhen me Bashkimin Evropian, siç janë: nisma për marrëveshjen  IPA 2019 (pjesa e dytë), pastaj  për  IPA 2020, si dhe marrëveshjet  trepalëshe  financiare IPA II në mes të: Kosovës, BE dhe Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi. Poashtu, edhe në këtë periudhë, ndonëse në rrethana të kufizimeve me pandeminë, Ministria vazhdoi të jap kontributin e kërkuar nga Brukseli në lidhje me raportin vjetor për vendin, Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit dhe Agjendës për Reforma Evropiane.

Duke i’u falënderuar BE-së për ndihmën e parë emergjente prej 5 milionë EURO për përballjen me pandeminë dhe ato të premtuarat prej 160 milionë EURO, Ministri Reka, kërkoi që Presidenca Kroate e BE të përkrahë dhe shtyjë përpara çështjen tashmë të tej zgjatur – atë të liberalizimit të vizave”, shkruhet në njoftim.

Në anën tjetër, ambasadorja Barisic ka bërë të ditur se Kroacia do të vazhdojë përkrahjen ndaj Kosovës dhe mbështetjen për heqjen e vizave.

“Ajo informoi Ministrin Reka për datën e Samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor që o të mbahet në Zagreb, se edhe pse ishte paracaktuar të mbahej në javën e parë të majit, data e samitit shtyhet për qershorin e vitit 2020 për shkak të shpërthimit të COVID-19. Lidhur me këtë, Ambasadorja Barisic theksoi se në bashkëpunim me Presidentin Evropian Charles Michel, ne po përpiqemi të gjejmë datën e re në qershor, për të organizuar Samitin BE-Ballkan Perëndimor, në Zagreb”, tha ajo.

(Kosova Sot Online)