“Katastrofa do të jetë e madhe”, Reagon Lul Raka për mesazhin e shpërndarë në emër të tij

  • 10 April 2020 - 12:20
“Katastrofa do të jetë e madhe”, Reagon Lul Raka për mesazhin e shpërndarë në emër të tij

Tash e disa ditë, nëpër rrjete sociale është shpërndarë një mesazh, të cilin thuhet se e ka dhënë mikrobiologu Lul Raka, ku paralajmërohet një katastrofë e madhe, por ky mesazh është i rrejshëm dhe vetë Raka ka reaguar në lidhje me të.

Përmes një postimi në “Facebook” Raka e ka demantuar këtë mesazh, duke thënë se asnjëherë nuk e ka përmendur një “katastrofë” në asnjërin prej postimeve të tij.

Ai po ashtu ka thënë se nuk është epidemiolog dhe shpërndarja e masazhit në emër të tij është lajm i rrejshëm. “Postimi dhe shpërndarja e këtij mesazhi në emrin tim është LAJM I RREJSHËM. Në asnjë postim nuk e kam përmendur fjalën katastrofë (e cila ishte shkruar madje me germa të mëdha). Plus, nuk jam epidemiolog”, shkruan Raka.

(Kosova Sot Online)