Në Britani, Një 101-vjeçar shërohet plotësisht nga koronavirusi

  • 10 prill 2020 - 13:08
Në Britani, Një 101-vjeçar shërohet plotësisht nga koronavirusi

Një 101-vjeçar, që ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus, është kthyer në shtëpi nga spitali, pas shërimit të plotë nga sëmundja.

Keith Watson, nga Mbretëria e Bashkuar ishte shtruar në spital për një operim në këmbë, dhe më vonë ka rezultuar edhe si i infektuar me virus, pas temperaturës së lartë, me të cilën është përballur.

“Shkuarja në operacion ka qenë një gjë dhe më pas kur e kemi kuptuar se ai është pozitiv në koronavirus, e kemi menduar më të keqen”, ka thënë një familjare e tij.

“Ai është fantasitk për moshën që ka”.

Fotografia e tij me stafin mjekësor është shpërndarë gjithandej nëpër rrjetet sociale.

Sipas të dhënave të Unversitetit Johns Hopkins, deri më tani në Mbretërinë e Bashkuar janë regjistruar 65,872 persona të infektuar dhe 7,993 të vdekur, si pasojë e koronavirusit të ri.

(Kosova Sot Online)