Çfarë po ndodh në Suedi ndërkohë që bota është pushtuar nga koronavirusi. Rregullat e vetme janë…

  • 10 April 2020 - 13:41
Çfarë po ndodh në Suedi ndërkohë që bota është pushtuar nga koronavirusi. Rregullat e vetme janë…

Suedia, për dallim nga pjesa tjetër e Evropës, po përballet me COVID-19, pa izolim të shkallës së gjerë.suedi

Aty jeta po vazhdon në mënyrë pothujse normale.

Këtë fillim pranvere, pamjet nga Suedia duken ndyshe nga ato të shumicës së vendeve tjera. Në kafene dhe bare, kafeja po servihet dhe tapat e birrave dëgjohen tek hapen. Çdo mëngjes, fëmijet shkojnë në shkolla derisa palestrat dhe rrugët me dyqane përreth, nuk janë të zbrazura sikurse në vendet tjera të kontinentit.

Megjithatë, lëvizjet kanë rënë ndjeshëm në dy javët e fundit. Derisa shumica e njerzve po përgatiten të festojnë Pashkët në shtëpi, apo diku jashtë vendit ose në vilat e tyre në fshat, ky vend nordik nuk po zbaton një izolim të plotë sikurse vendet tjera.

Rregullat e vetme të detyrueshme janë mbyllja e shkollave të mesme dhe universiteteve, ndalimi i takimeve të më shumë se 50 personave (nga 500 para dy javësh) dhe një urdhër që detyron baret dhe restorantet të iu shërbejnë vetëm klientëve të ulur në mënyrë që të shmangin tubimet.

Nuk do të rastis të shohësh asnjë njeri më maskë në fytyrë dhe kufijtë e shtetit gjithashtu mbeten të hapura, edhe pse fqinjët, Danimarka, Finlanda dhe Norvegjia i kanë mbyllur të vetat.

Kjo treshe e vendeve nordike ka ndjekur rrugën e shumicës së vendeve të tjera evropiane, me rregulla të rrepta distancimi fizik dhe masa të tjera të izolimit.

Arkitekt i kësaj politike të Suedisë është, Anders Tegnell, shefi i Agjencisë për Shëndet Publik.

Ai ka vlerësuar se është më mirë të presësh sesa të nxitosh të zbatosh një izolim mbarëkombëtar.

(Kosova Sot Online)