Prokuroria ndalon për 48 orë shoferin e automjetit me të cilin u përplas motoçiklsti në Gjilan

  • 10 April 2020 - 15:04
Prokuroria ndalon për 48 orë shoferin e automjetit me të cilin u përplas motoçiklsti në Gjilan

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ndaluar për 48 orë të dyshuar M.H për shkak të aksidentit që ndodhi sot në këtë qytet ku për pasojë humbi jetën një 26-vjeçar, raporton Gazeta Express.

“I dyshuari M.H., me aktvendim të prokurorit të shtetit gjendet në ndalim 48 orësh, për shkak të veprës penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’, nga neni 370 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe ndaj tij brenda afatit ligjor do të kërkohet nga Gjykata kompetente në Gjilan masa për sigurimin e të pandehurit në procedurë penale”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore të Gjilanit.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, i dyshuari M.H ka rrezikuar trafikun publik duke goditur motoçikletën të cilën e ka drejtuar viktima D.H.

“Ekziston dyshimi i bazuar se, i dyshuari M.H., ka rrezikuar trafikun publik, në atë mënyrë që duke drejtuar automjetin e markës ‘’Opel Corsa’’, për shkak të kthimit të pasigurtë, ka goditur motoçikletën e markës ‘’Honda’’, të cilën e drejtonte i ndjeri D.H., nga Gjilani, duke i shkaktuar lëndime me pasoja fatale, me ç’rast dërgohet në Emergjencën e Spitalit Regjional në Gjilan, pa shenja jete”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)