Historike në Kinë! Ndalohet me ligj konsumimi i mishit të qenit dhe maces

  • 10 April 2020 - 15:36
Historike në Kinë! Ndalohet me ligj konsumimi i mishit të qenit dhe maces

Për herë të parë në Kinë është ndaluar ngrënia e mishit të qenit dhe maces.

Pas disa thirrjeve të njëpasnjëshme nga shoqatat e kafshëve, ligjvënësit në Shenzhen, miratuan legjislacionin, i cili do të hyjë në fuqi nga 1 maji.

Shoqata amerikane për mbrojtjen e kafshëve “Humane Society” bën me dije se në Kinë vriten çdo vit 10 milion qen.

Gjithashtu në Kinë zhvillohet çdo vit festivali i mishit “Yulin Dog”, ku vendasit gatuajnë dhe hanë mijëra qen e mace.

Përveç maces dhe qenve, do të ndalohet edhe konsumimi i mishit të gjarpërit, bretkosës dhe breshkës.

Kjo masë vjen pas përhapjes së epidemisë së COVID-19, i cili besohet se është përhapur nga mishi i gjarpërit dhe lakuriqit të natës.

Nuk është hera e parë kur një virus vdekjeprurës lind nga tregjet e kafshëve në Kinë.

Epidemia e SARS-it në vitin 2003 dyshohet gjithashtu se lindi në një treg kafshësh në provincën Guangzhou.

(Kosova Sot Online)