Agim Bahtiri e harron koronavirusin, ja thotë këngës midis qyteti

  • 10 April 2020 - 19:40
Agim Bahtiri e harron koronavirusin, ja thotë këngës midis qyteti

Karantina është e pafuqishme që ta zbehë pasionin e Agim Bahtirit për të kënduar.

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, gjatë kohës kur vendin e ka kapluar pandemia e koronavirusit, ai ka zgjedhur t’ia thotë këngës në një hapësirë ku janë mbledhur një grumbull personash.

Duket se karantina për kryetarin Bahtiri është e pafuqishme që ta zbehë pasionin e tij për të kënduar.

Në një video publikuar në Facebook, Bahtiri shihet duke e marrë mikrofonin që të këndojë “Jo nuk ndahet Mitrovica”, në një koncert modest.

Kjo erdhi pas një presioni të vogël që iu bë Bahtirit për të kënduar.

E audienca e tij nuk ishte e vogël. Qytetarët po e përcillnin këtë mini-koncert nga ballkonet e tyre.

Kryetari Bahtiri edhe më parë ka qenë i gatshëm ta shprehë talentin e tij në artin e muzikës.

Bahtiri fillon të këndojë në minutën 5:40.

(Kosova Sot Online)