Srspska, Kurtit: Shkarkoje Nenad Rashiqin, tregohu në luftën kundër korrupsionit

  • 10 April 2020 - 19:44
Srspska, Kurtit: Shkarkoje Nenad Rashiqin, tregohu në luftën kundër korrupsionit

Lista Srpska ka deklaruar sot se, si parti politike e zgjedhur nga populli serb në Kosovë, kërkon shkarkimin e menjëhershëm të bashkëpunëtorit të kryeministrit Albin Kurti, Nenad Rashiq, i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, nga funksioni i drejtorit te Zyrës për komunitete

Srpska pohon, nëpërmjet një komunikate, që “me shkarkimin e Nenad Rashiqit, Kurti ka mundësi që në praktikë të demonstrojë luftën kundër korrupsionit dhe kriminalitetit, ndaj njerëzve të cilët i ka emëruar ekskluzivisht, siç besojmë ne, thellësisht për inat ndaj popullit serb dhe Listës Srpska”.

Lista deklaron se ngritja e aktakuzës nga ana e Prokurorisë Speciale, lidhur me veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, kërkon reagim të shpejtë të institucioneve përkatëse, e veçanërisht kërkon nga kryeministri i shkarkuar, Albin Kurti, i cili në porositë e veta politike shumë herë ka deklaruar se kurrë nuk do të lejojë që në kabinetin e tij të ketë njerëz që dyshohen për korrupsion, dhe qe të tillët kurrë nuk do t’i emërojë në çfarëdo pozite.

Lista Serbe përkujton që ka votuar për rrëzimin e qeverisë së Kurtit, pikërisht për shkak se, siç ka thënë, qeveria e tij nuk ka treguar respekt ndaj popullit serb, përkatësisht ndaj përfaqësuesve legjitim te popullit serb, te cilët populli serbe i ka zgjedhur ne zgjedhje.


(Kosova Sot Online)