Mbi 100,000 të vdekur nga koronavirusi në botë

  • 10 April 2020 - 19:51
Mbi 100,000 të vdekur nga koronavirusi në botë

Numri i të vdekurve në botë nga koronavirusi, ka shkuar mbi 100,000.

Shifrat e fundit të publikuara nga Universiteti Johns Hopkins tregojnë se nga virusi Covid -19 në mbarë botën kanë ndërruar jetë 100,376 persona.

Të shëruar figurojnë 368,669 persona ndërsa të infektuar në mbarë botën nga koronavirusi aktualisht rezultojnë 1,650,210 persona.

(Kosova Sot Online)