Haxhiu: Çdo ditë angazhohem që t’i largoj zhvatësit e shtetit

  • 10 April 2020 - 19:59
Haxhiu: Çdo ditë angazhohem që t’i largoj zhvatësit e shtetit

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar me anë të një postimi në Facebook, duke thënë se do të angazhohen çdo ditë për t’i larguar, siç ka thënë ajo, ata që e kanë zhvatur shtetin.

“Kalimi prej një pushteti të korruptuar, në një pushtet të drejtë e të pakorruptuar, nuk kalon pa rezistencë nga kapësit. Pozitat që i kanë keqpërdorur, pagat e larta e privilegjet e tjera, nuk i lëshojnë lehtë. Për ta pushteti është jetik. Madje kjo është edhe arsyeja e rrëzimit dhe akuzat e PLAN kundrejt nesh!”.

Ajo tha se do të angazhohemi cdo ditë që zhvatësit e shtetit të largohen nga pushteti.

“Nuk ecet tutje pa i larguar ata që e kanë zhvatur shtetin dhe i kanë shkatërruar ndërmarrjet dhe institucionet dhe për këtë do angazhohemi çdo ditë”.

Në fund, Haxhiu premtoi se Kosova do të ndiejë ndryshimin dhe ajo do të zhvillohet.

“Kosova do të bëhet shtet i së drejtës, qytetarët do ta ndiejnë ndryshimin dhe Kosova do të zhvillohet!”, ka shkruar Haxhiu.


(Kosova Sot Online)