KMDLNJ: Kërkojmë përgjegjësi për dëmtimin e varrezave të romëve, ashkalinjve dhe egjiptasve në Rahovec

  • 10 April 2020 - 20:32
KMDLNJ: Kërkojmë përgjegjësi për dëmtimin e varrezave të romëve, ashkalinjve dhe egjiptasve në Rahovec

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe të Lirive të Njeriut ka reaguar pas dëmtimit të varrezave të romëve, ashkalive dhe egjiptasve në Rahovec.

“KMDLNJ  kërkon hetime të shpejta dhe nxjerrje para drejtësisë të atyre që vandalizuan varrezat e pjesëtarëve të këtyre komuniteteve që janë integruar në shoqërinë kosovare dhe duke u dëshmuar se janë konstruktiv”.

“Në vend të ndihmave për të cilat kanë shumë nevojë këto komunitete sidomos tani në kohëm e pandemisë, rrënimi  i varrezave është veprim jonjerëzor dhe i dënueshëm”.

“KMDLNj , duke dënuar ashpër këtë akt vandal kërkon të mos paragjykohet rasti deri në përgundim të hetimeve”.

(Kosova Sot Online)