Britani, 980 të vdekur nga COVID-19 në 24-orëshin e fundit

  • 10 April 2020 - 20:41
Britani, 980 të vdekur nga COVID-19 në 24-orëshin e fundit

Britania e Madhe regjistruar sot 980 vdekje shtesë nga pacientët me COVID-19, një rekord tjetër i ri në vend.

“Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i vdekjeve arrin në 8 958”, njoftoi sot ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock.

Ministri u kërkoi edhe një herë britanikëve që të respektojnë izolimin dhe të qëndrojnë në shtëpi, pavarësisht motit të mirë gjatë fundjavës së Pashkëve, në mënyrë që të frenojnë përhapjen e virusit në vendin nga më të goditurit më rëndë në Europë.


(Kosova Sot Online)