Hamza: Pakoja e PDK’së parasheh 72 milionë euro ndihmë ekonomike, veqanarisht për sektorin privat

  • 10 April 2020 - 21:21
Hamza: Pakoja e PDK’së parasheh 72 milionë euro ndihmë ekonomike, veqanarisht për sektorin privat

Kryesia e Kuvendit, vendosi që propozimi i Partisë Demokratike të Kosovës për pakon emergjente 320 milionë euro të trajtohet të martën në seancë. Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Bedi Hamza, tha se kjo pakon parasheh që 72 milionë euro të shkojnë si ndihmë ekonomike, veçmas sektorit privat.

Ai prezantoi edhe pakon të cilën ata do të propozojnë, një ndihmesë kjo për shtetin për shkak të situatës me COVID19.

“Janë propozim i deputëtëve të PDK-së, nëse arrijmë që të futen në seancë jemi të hapur që kjo të jetë punë e Kuvendit nga të gjitha grupet e partive.

Nëse ka diçka mangut të shtohet, nëse ka diçka shumë të hiqet. Një pjesë e njerëzve kanë me ngel pa të ardhurave, kemi propozu për 3 muj ditë në sektorin privat të paguhën nga 300 euro.

Kjo shumë është aktualisht në 72 milionë euro. Mund të lëviz varësisht nga statistikat.

Dihen vendimet të cilat veprimtari kanë qenë të ndikuara nga qeveria që iu është ndalu puna.  Kjo pako përfshin sektorin privat po edhe punëdhënësit.  Zyrtarisht është procedu është dërgu në Kuvend.

40 milionë euro për bizneset. Kemi ndërmarrje eksportuese që janë ndiku nga situata, e për këtë është propozu një vlerë prej 15 milionë euro.

Ka punëtorë që punojnë në sektor në linjën e parë dhe është nda edhe aty 5 milionë euro.

Të gjithë ata që realizojnë pagesa përmes buxhetit të Kosovës, nga 100 euro shtesë mbi pagesën aktuale që kanë. Një përkrahje për këtë situatë që ndodhemi”, ka thënë Hamza.

Ai gjithashtu thotë se PDK përmes kësaj pakoje ka paraparë edhe për komunat, por edhe për kompanitë publike.

“Komunat pasi që janë instituicone që në linjën e parë përballen më problemet e shkaktuara nga covid i kemi nda në dy nivele.

Kompanitë publike, kam pa propozimin e qeverisë, po s’mund të besoj që disa kompani publike sidomos ato me hedhurina e ujesjellës ka mundësi  shumë me vonëse të këndellen për një periudhë, e kemi paraparë 20 milionë euro jo kredi, por subvencionim”, ka thënë Hamza.

Ndërsa Hamza tha se komuniteti jo shumicë kanë gjendjen më të vështirë, e që sipas tij në pakon e tyre që do të propozojnë kanë paraparë që t’u ndahen atyre 5 milionë euro.

(Kosova Sot Online)