Arrestohet 43-vjecari sepse një fëmijë shkrepte me armë zjarri në prani të tij

  • 10 April 2020 - 21:52
Arrestohet 43-vjecari sepse një fëmijë shkrepte me armë zjarri në prani të tij

Policia e Kosovës ka arrestuar nja 43-vjeçar me iniciale C.H nga Mitrovica në dyshimin se kishte kryer veprën penale “mbajtje në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armës”.

Policia ka realizuar një urdhër kontroll në shtëpinë e të arrestuar pas një video që ishte shpërndarë në rrjete sociale ku në prezencën e të dyshuarit, një fëmijë shkrepte me armë zjarri.

Lajmin  e ka konfirmuar Avni Zahiti nga Policia e Kosovës .

Gjatë kontrollit, Policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit pistoletë e cila dyshohej se është përdorur në videon e publikuar në rrjete sociale.

I dyshuari është liruar me procedurë të rregulltë.

“Arrestohet një person i dyshuar për veprën penale  ‘mbajtje në pronësi, kontroll, posedim i paautorizuar i armës”.

Mitrovicë, 10 prill 2020

Policia në Mitrovicë  ka realizuar një urdhërkontroll në një shtëpi, me ç’rast urdhërkontrolli ka rezultuar me gjetjen e një arme.

Urdhërkontrolli është realizuar mbi dyshimet e arsyeshme të bazuara, se  i  dyshuari C. H. 43 vjeçar, dyshohej për posedim të armës, pasi në rrjetet sociale ishte postuar një video sekuencë ku në prezencë të tije një fëmijë  shkrepte një armë zjarri.

Gjatë kontrollit Policia te i dyshuari  ka gjetur dhe ka sekuestruar  një armë, e llojit pistoletë , e cila dyshohet te jetë përdorur në video sekuencat e postuara.

I dyshuari pas procedurave intervistuese  është liruar në procedurë të rregullt,  ndërsa ndaj tije  është iniciuar procedurë për vepër penale “mbajtje në pronësi, kontroll, posedim i paautorizuar i armës”.

A Zahiti”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)