Godet analist i njohur: Është e kotë orvatja e këtyre bandave mafio-oligarkësh e kriminale te nëntokës që të marrin pushtetin sepse…

  • 11 April 2020 - 07:51
Godet analist i njohur: Është e kotë orvatja e këtyre bandave mafio-oligarkësh e kriminale te nëntokës që të marrin pushtetin sepse…

“Unë, personalisht, kurrë në jetën time nuk kam qenë argat i ndonjë bande politike dhe jap besën deri në vdekje do bëhem, por të flasim si burrat, populli foli me votën e lirë dhe fitoi Albin Kurti, ndërkaq,  kryebanditëve tjerë të bandave politike jua përplasi në surrat dhe tani shtrohet pyetje ç´kërkojnë tani këta të pafytyrë. Më mirë do të ishte të mos lehin edhe pse e dimë se nga mendja e tyre e sëmurë janë verbuar nga hajnia dheë kapja e pushtetit”.

Analisti politik Reshat Badallaj, duke analizuar dhe vlerësuar sjelljet e tejskajshme, pa përgjegjësi të krerëve të partive politike në këtë gjendje në të cilën gjendet vendi, me qeveri të shkarkuar dhe me pandemi virusale të rrezikshme në përmasa globale, dhe pavarësisht kësaj po  e vendosin në prioritet luftën politike për shantazh dhe pushtet, thotë se po e turpërojnë veten dhe shtetin, edhe te faktori ndërkombëtar. Prandaj sipas Badallajt, kjo politikë e  pa përgjegjshme po vazhdon ta humbë thellë e më imazhin edhe ashtu të dobësuar tek faktori ndërkombëtar, për shkak të  sjelljes jo serioze  dhe rrezikimit të funksionimit të shtetit për interesa puro partiake dhe puro kriminale vetëm për pushtet. Një mesazh të fuqishëm kritik, për sjellje antishtetërore në këtë situatë, politika Kosovare, sipas Badallajt,  e mori edhe nga ambasadori britanez Nicholas Abbott, shtet i dëshmuar mik i Kosovës, i cili ka reaguar  ashpër rreth politizimit të situatës me koronavirusin dhe luftimin e kësaj pandemie, sidomos duke e përdorur situatën në veri të Kosovës, për interesa dhe akuza  politike. Sidoqoftë Badallaj thotë se pushteti tashmë është në dorën e qytetarit, dhe qytetari do të ja beson atij që e meriton, nuk do të arrijnë ta mashtrojnë ata që e zhvatën shtetin për dy dekada të kaluara, lidhjet e politikës me krimin e organizuar.

Image
Reshat Badallaj

“Është e kotë orvatja e këtyre bandave mafio-oligarkësh e kriminale të nëntokës që të marrin pushtetin. Tashmë edhe faktori ndërkombëtar e ka hetuar se kjo bandë gjak zezë nuk kërkon gjë tjetër pos sebepeve për të trazuar Kosovën dhe për të maltretuar qytetarët e vendit. Kjo bandë hajnash, matrapazësh bashkë me atë taborin tjetër të kopilëve të Titos, që quhen LDK, e dëmtuan vendin me një kohë kur e gjithë bota ra në shtratin e vdekjes. Në këtë kohë këta bandit dhe kriminelë e goditën Kosovën, e goditën aq rëndë që në historinë shqiptare nuk do të harrohet. Merreni me mend në kohën kur shqiptarët në të gjitha viset e Kosovës infektohen, kanë filluar edhe mjerisht të vdesin dhe këta kopuk që nga mëngjesi deri në darkë lehin si qentë e tërbuar për të kapur pushtetin me dhunë, dhuna njëherë e përgjithmonë ka vdekur edhe pse ndër dej akoma u buron gjaku i Serbosllavisë”.

Ai madje thotë se këtë qëndrim e mbanë për faktin se asnjëherë nuk ka qenë  në shërbim të këtyre partive politike që I quan banda, prandaj edhe është kritik ndaj të gjithave, por e respekton vullnetin e popullit. “Unë, personalisht, kurrë në jetën time nuk kam qenë argat i ndonjë bande politike dhe jap besën deri në vdekje do bëhem, por të flasim si burrat, populli foli me votën e lirë dhe fitoi Albin Kurti, ndërkaq, kryebanditëve  tjerë të bandave politike jua përplasi në surrat dhe tani shtrohet pyetje ç´kërkojnë tani këta të pafytyrë. Më mirë do të ishte të mos lehin edhe pse e dimë se nga mendja e tyre e sëmurë janë verbuar nga hajnia dheë kapja e pushtetit”.

Sipas Badallajt, kritikat ndërkombëtare, sikur ato të ambasadorit britanez Abbott, e kanë qëllimin që ti bindin qytetarët për të mos I votuar herën tjetër këta matrapaz sepse janë e keqja e shtetit.
“Detyra më patriotike,  tani e çdo qytetari,  është që të luftohen këta banda hajnash, këta matrapaz, këta dilinxhi dhe këta që vodhën në emër të UÇK-së dhe që për interesa të tyre personale,  me duart lartë e sollën edhe  gjykatën speciale për të dënuar çlirimtarët dhe e barazuan xhelatin me viktimën. Pra këta duhet luftuar baras me coronavirusin sepse këta ja kalojnë coronaviruesit”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"