“Në shtëpi nuk kemi asgjë”, 6 mijë makina presin ushqim falas nga “Banka” amerikane

  • 11 April 2020 - 08:00
“Në shtëpi nuk kemi asgjë”, 6 mijë makina presin ushqim falas nga “Banka” amerikane

Një radhë kilometrike, qysh nga orët e para të natës. Rreth 6 mijë familje presin, në makinat e tyre të mëdha, të cilat nuk tregojnë qartazi vështirësitë që këto persona po kalojnë.

Nuk të besohet që gjithçka po ndodh në Shtetet e Bashkuara. Të gjithë presin hapjen e “Mega Giveaway”, eventit të bamirësisë së organizuar nga një shoqatë teksane,  “San Antonio Bank Food”.

Në eventin e njoftuar përmes rrjeteve sociale, dhe ku duhej të regjistroheshe, do të shpërndahen falas më shumë se 450 tonelata ushqime. Në takimin e djeshëm erdhën qindra makina të paregjistruara, me shpresën që një nga pakot e përgatitura për çdo familje t’i përkiste edhe atyre.

Organizatorët deklaruan se shpërndarja do të ndodhë dy herë në javë, deri sa të zgjasë karantina.

Fruta dhe perime të freskëta, konserva, qumësht, gjithçka është e nevojshme për këto familje, që normalisht mbijetojnë vetëm me rrogën ose me punë të rastit që tashmë nuk kanë.  

Në ditët e fundit, opinioni publik amerikan u trondit nga lajmi se 6.6 milionë persona kishin aplikuar për ndihmë sociale pasi kishin mbetur pa punë nga masat shtrënguese kundër koronavirusit. 

(Kosova Sot Online )