Shkon mbi 1 mijë të vdekur numri i viktimave në Brazil

  • 11 April 2020 - 08:59
Shkon mbi 1 mijë të vdekur numri i viktimave në Brazil

E gjithë bota është në luftë me koronavirsuinin.

Pas një bilanci tragjik të publikuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 2 mijë e 108 të vdekur edhe Brazili ka publikuar një bilanc tragjik.

Sipas universitetit John Hopkins Brazili është bërë vendi i parë në Amerikën Latine që ka kaluar shifrën e 1 mijë të vdekurve.

Sipas shifrave të publikuara nga universiteti, në Brazil numri i të vdekurve ka shkuar në 1 mijë e 68 persona dhe 19 mijë e 789 raste të infektuara me Covid-19.

Kujtojmë që dje në mëngjes u rregjistruan më shumë se 1.6 milion raste në të gjithë botën dhe 100 mijë viktima.

(Kosova Sot Online)