Rritet numri i viktimave dhe të infektuarve në Maqedoninë e Veriut

  • 11 April 2020 - 10:23
Rritet numri i viktimave dhe të infektuarve në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut është rritur ndjeshëm numri i të infektuarve dhe viktimave.

Raportohet se numri i të infektuarve ka shkuar në 711, ndërsa ai i viktimave në 32. Ku vetëm 2 persona kanë ndërruar jetë ditën e djeshme.

Fatmirësisht ka një rritje të numrit të të shëruarve me 41.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe gjatë konferencës për shtyp u bëri edhe një herë apel qytetarëve t’u përmbahen rregullave sepse kjo gjendje nuk do të jetë e përhershme dhe se së bashku të gjithë qytetarët do t’i kthehen jetës normale.

Ai tha se koronavirusi në vend mund të ketë qenë prezent që para kohës ku ai u identifikua në personin e parë, pra që para marsit.

“Sa i përket dy personave që vdiqën në Veles, u gjet virus në mostrën e trungut të tyre respirator. Është shumë e vështirë të thuash se cili është shkaku i drejtpërdrejtë i vdekjes. Por, në drejtim të numrit të konsiderueshëm më të madh të pacientëve me grip këtë sezon që është 37,000, krahasuar me njëzet mijë shikuar historikisht në më shumë vite pas, është e mundur që virusi të ketë qenë i pranishëm në vendin tonë edhe më parë. Në veçanti, duke pasur parasysh që gjithnjë e më shumë publikime po dalin se ka bartës asimptomatikë të virusit”- tha Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

(Kosova Sot Online)