Policia arreston shtetasin arab pasi sulmoi policinë e Kosovës në Qendrën e Azilit

  • 11 April 2020 - 10:53
Policia arreston shtetasin arab pasi sulmoi policinë e Kosovës në Qendrën e Azilit

Në Qendrën e Azilit në Magure ditën e djeshme një shtetas arab ka sulmuar fizikisht katër persona tjerë më pastaj sigurimin dhe policinë e Kosovës.

Policia njofton se i njëjti është dërguar në QKUK për mjekim dhe më pastaj në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull arab, pasi që i njëjti i  kishte sulmuar fizikisht një femër dhe tre meshkuj arab dhe një mashkull kosovar, po ashtu i dyshuari ka sulmuar edhe pjesëtarin e sigurimit dhe policinë. I njëjti është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe pastaj me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)