Gjermania i lejon vizitat në bregdet

  • 11 April 2020 - 13:57
Gjermania i lejon vizitat në bregdet

Një gjykatë rajonale në pjesën lindore të Gjermanisë ka vendosur që banorët lokalë mund të ecin nëpër bregdetin e famshëm të Baltikut gjatë fundjavës së Pashëkve, pavarësisht masave kundër koronavirusit.

Gjykata e Lartë në Greifsëald tha se vendimi i qeverisë rajonale për kufizimin e udhëtimit është në shpërputhje me kufizimin e lirisë lokale të banorëve. Vendimi i gjykatës është pranuar nga qeveria e Mecklenburgut.

Megjithatë, zyrtarët lokalë kërkuan nga njerëzit që të mbajnë së paku dy metra distancë mes vete për ta shmangur rrezikun nga infektimi.

Temperatura në bregdetin gjerman të Baltikut pritet të arrijë në 20 gradë këtë të diel dhe meteorologët kanë parashikuar mot me diell, duke i nxitur njerëzit që të dalin jashtë.

Gjermania ka marrë masa për kufizimin e lëvizjes, por këto masa dallojnë në rajone të ndryshme. Masat më të rrepta janë marrë në Bavari dhe Saarlandm, shkruan “BBC”.

Numri i gjermanëve të infektuar me koronavirus është rritur për të katërtën ditë me radhë. 117 persona kanë vdekur vetëm gjatë 24 orëve të kaluara. Megjithatë, Gjermania ka numër të vogël të vogë në krahasim me Italinë, Spanjën dhe Francën.

(Kosova Sot Online)