PDK shpërndanë pako të barërave për shqiptarët në Veri

  • 11 April 2020 - 14:27
PDK shpërndanë pako të barërave për shqiptarët në Veri

Partia Demokratike e Kosovës ka filluar sot shpërndarjen e qindra pakove shëndetësore me barëra tek shqiptarët në komunat e veriut të Kosovës.

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka falënderuar të gjithë aktivistët e PDK që po mbështesin këtë iniciativë.

“Sot filluam shpërndarjen e qindra pakove esenciale shëndetësore nëpër vendbanimet e komunave të veriut të Kosovës, ku qindra familje shqiptare tash e disa ditë kanë mbetur të izoluar si pasojë e masave të ndërmarra nga Serbia, e më pas të legjitimuara nga qeveria e Kosovës. Pakot shëndetësore përmbajnë barëra për qytetarët që përballen me sëmundje kronike, por edhe për pensionistët”, ka thënë Veseli.

Ai ka njoftuar se ky aksion do të vazhdoj edhe ditëve në vijim.

“Partia Demokratike e Kosovës do të vazhdoj edhe ditëve në vijim aksionin e nisur për të ndihmuar me pako ushqimore dhe mjekësore familjet e izoluara në veri. Po ashtu, me miratimin e pakos emergjente prej 320 milionë euro e cila do të trajtohet të martën në Kuvend, shteti i Kosovës do të arrij tu dalë në ndihmë për tre muaj të gjithë punëtorëve në sektorin privat, bizneseve dhe gjitha kategorive shoqërore”, ka deklaruar Veseli.

(Kosova Sot Online)