Drejtori i KEDS-it mbështet direkt punëtorët në terren

  • 11 April 2020 - 14:52
Drejtori i KEDS-it mbështet direkt punëtorët në terren

Drejori i KEDS, z. Alper Erbas ka filluar vizitat në të gjitha distriktet dhe nëndistriktet, që t’i mbështesë direkt punëtorët për punën e palodhshme që po bëjnë në këtë kohë të vështirë të pandemisë.

“Sot energjia elektrike është më e nevojshme se kurrë. Ju jeni në vijën e parë të frontit. Qytetarët e izoluar në shtëpi po vazhdojnë të kenë energji fal jush. Puna jonë këto ditë mund të cilësohet edhe si punë humane, pasi që energjia elektrike mundëson funksionimin e të gjitha institucioneve thelbësore siç janë spitalet, ujësjellësi, media e shumë tjera, jetike për këtë kohë”, u tha punëtorëve, Erbas.

Ai gjatë qëndrimit në qytetet e rajonit të Dukagjinit, ka dëgjuar direkt kërkesat e tyre si dhe i ka falënderuar secilin për punën që po vazhdojnë ta bëjnë.
“Për mua dy gjëra janë të rëndësishme, siguria e punëtorëve dhe sigurimi i energjise elektrike për konsumatorët tanë. Për të parën ne nuk do të kursejmë asgjë që punëtorët t’i mbajmë të sigurt me të gjitha masat mbrojtëse. Edhe të dytën e kemi realizuar, pra jemi shumë të kënaqur që kemi arritur t’u ofrojmë furnizim të pandërprerë me energji elektrike për konsumatorët tonë”, theksoi z. Erbas.

Ai ka njoftuar se përmes drejtorëve të distrikteve është në kontrakt të vazhdueshëm edhe me kryetarët e komunave dhe policinë, të cilët janë në dijeni që puna e KEDS-it nuk ndalet 24 orë, shtatë ditë të javës.

(Kosova Sot Online)