Shkon në 831 numri i viktimave të koronavirusit në Zvicër

  • 11 April 2020 - 15:28
Shkon në 831 numri i viktimave të koronavirusit në Zvicër

Ministria e Shëndetësisë në Zvicër ka njoftuar se 26 persona kanë vdekur nga koronavirusi në këtë shtet gjatë 24 orëve të kaluara.

Kështu, numri i përgjithshëm i viktimave në shtetin helvetik shkoi në 831 nga 805 sa ishte në ditën paraprake.

Rritje shënoi edhe numri i të infektuarve. Gat 600 infektime të reja u konfirmuan brenda kësaj periudhe, shkruan “Reuters”.

Zvicra gjeografikisht është e rrethuar me vende që janë shumë të prekura nga koronavirusi – Italia, Franca dhe Gjermania, por deri më tani nuk ka shënuar numër shumë të lartë të viktimave në periudha njëditore.

Italia dhe Spanja vazhdojnë të mbesin vendet më të prekura në Evropë sa i përket viktimave, ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë më së shumti të infektuar në botë.

(Kosova Sot Online)