16 fëmijë të prekur nga koronavirusi në Shqipëri

  • 11 April 2020 - 17:30
16 fëmijë të prekur nga koronavirusi në Shqipëri

Nga 433 raste të konfirmuara me koronavirusin COVID-19, 16 janë fëmijë, deklaron Mira Rakacolli zv/Ministre e Shëndetësisë.

“Fatmirësisht asnjë nuk ka pasur asnjëherë nuk kanë pasur nevojë për kujdes spitalor dhe janë në gjëndje shumë të mirë” tha ajo.

Në 24 orët e fundit janë 17 raste të reja.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë me 10 raste, Shkodër 3 raste, Pukë 1 rast, Lushnje 1 rast, Krujë 1 rast dhe Durrës 1 rast.

“Gjithcka që bën qeveria e bën në përputhje me rekomandimet që jep Komiteti I Ekspertëve, vendimet e të cilëve janë të bazuara në një analizë shumë të hodhësishme të situatës aktuale dhe numrat e prekurve dhe tendencës që zhvillohet epidemia si dhe me konsulencën e OBSH” nenvizoi sot Prof. Mira Rakacolli Zv/Ministre e Shëndetësisë.

(Kosova Sot Online)