Vazhdojnë ditët e zeza për Italinë, për 24 orë 619 viktima nga COVID-19

  • 11 prill 2020 - 18:54
Vazhdojnë ditët e zeza për Italinë, për 24 orë 619 viktima nga COVID-19

619 është numri i viktimave të prekur nga Covid-19 në Italia. Lajmi është bërë i ditur nga autoritete shëndetësore Italiane ku raportohet se vetëm në Lombardi ku prej kohësh ka qenë vatra më e prekur e koronavirusit, janë shënuar 273 viktima. Kështu numri total i viktimave ka shkuar në 19 468.

Aktualisht numri i personave të prekur nga CoVid-19 në Itali ka shkuar në 152,271 persona (+4,694 më shumë se dje me një rritje prej 3.2%).

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në Itali janë shëruar 2079 persona duke e çuar numrin total të të shëruarve në 32534.

Të dhënat u siguruan nga Mbrojtja Civile të cilët njoftojnë se  28.144 pacientë të shtruar në spital me simptoma të rënda vijojnë të jenë 3,381.

(Kosova Sot Online)